Kosova pa sovranitet ajror/ Humbje financiare për shkak të mos menaxhimit

20/02/2021 15:13

Biletat e udhëtimit me avion për dhe nga Kosova, mund bëhen më të lira, kurse udhëtimet nga dhe në vendet perëndimore më të shkurtra, falë hapjes së korridoreve të reja të Kosovës me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kosova, megjithatë, ende nuk arrin të kontrollojë të gjithë hapësirën ajrore dhe kjo është duke i kushtuar.

Për hapjen e korridoreve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka njoftuar NATO më 11 shkurt, ku është shtuar se kjo është një arritje e rëndësishme për normalizimin e hapësirës së ulët ajrore mbi Kosovën. Në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Marrëveshjen Teknike Ushtarake të vitit 1999, por edhe me ligjet e tanishme në Kosovë, komandanti i misionit të KFOR-it, përkatësisht NATO-s, është përgjegjës për sigurinë e hapësirës ajrore të Kosovës.

Hapësira e ulët ajrore e Kosovës menaxhohet nga Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror të Kosovës, e cila ofron shërbime për aeroplanët civilë gjatë fluturimit në hapësirën ajrore të Kosovës me qëllim të aterimit dhe ngritjes nga Aeroporti i Prishtinës. Ndërsa, hapësira e lartë ajrore nga 6.250 e më lart, e hapur për trafikun komercial nga viti 2014, është nën kontrollin e Hungarisë, përkatësisht të HungaroControl-it, i cili ofron shërbimet teknike të kontrollit të trafikut në këtë lartësi. Kjo për shkak se Kosova ende nuk ka arritur kapacitete për të menaxhuar hapësirën e lartë ajrore.

HungaroControl-i më 2014 kishte marrëveshje pesëvjeçare për kontroll të hapësirës së lartë ajrore të Kosovës dhe meqë Kosova ndërkohë nuk kishte arritur t’i plotësonte kriteret, në marrëveshje me NATO-n, i është zgjatur marrëveshja për një afat të pacaktuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA