Autoritetet greke kanë arrestuar ish-drejtorin e përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Greqisë, Dhimitris Ligniadhis, me akuzën për abuzime seksuale dhe përdhunime të herë pas hershme.

Ligniadhis 55 vjeç, njëkohësisht edhe regjisor i njohur kishte dhënë dorëheqjen nga posti i tij në 6 Shkurt , pas disa denoncimeve të bëra ndaj tij për abuzime seksuale, të cilat ai i ka mohuar.

Po vetëm dje, pas një denoncimi të një të riu që ka deklaruar se ishte përdhunuar kur ishte vetëm 15 vjeç prej tij. Ministrja e Kulturës në një konferencë shtypi ka pranuar se nuk kishte dijeni për këtë anë të karakterit të tij, e ka përshkruar atë si një “njeri të rrezikshëm” që “e kishte mashtruar “, ndërsa ka paraqitur një raport në Prokurorinë e Gjykatës së Lartë, duke kërkuar një hetim të plotë.

Ka ditë që shtypi grek zien nën dritën e denoncimeve dhe akuzave ndaj regjisorit në fjalë që përshkruhet si përdhunues jo vetëm i të rinjve adoleshentë që dëshironin të bëheshin aktorë, por ka zëra se abuzonte edhe me refugjatë minorenë.

Ndërkohë gjithë partitë opozitare greke kanë akuzuar si ministren ashtu edhe kryeministrin, jo vetëm për emërimin e Ligniadhit në këtë post, vetëm e vetëm se ishte mik i familjes Mitsotakis siç thonë ato, por edhe për vonesën prej gati tre javësh në pozicionimin zyrtar ndaj tij.

Syriza dhe partitë e tjera kanë treguar fotografitë e publikuara në media ku shfaqet regjisori në fjalë, krah ministers së Kulturës Lina Mendoni, por edhe bashkë me kryeministrin Mitsotakis.

Një prej këtyre fotografive është bërë edhe objekt i akuzave politike të opozitës, ndaj drejtorit të përgjithshëm të kanalit publik të Greqisë ERT, pas një urdhëri që ai ka dhënë, që në edicionet e lajmeve të këtij kanali të mos luhet fotografia në fjalë, si dhe një  video tjetër me Mitsotakis që thyhen për herë të tretë radhazi rregullat e karantinës në një ishull të Greqisë.

Skandali në fjalë që ka marrë ngjyra të theksuara politike, vjen vetëm një muaj pasi Greqia u trondit nga akuzat për abuzime seksuale dhe përdhunime në atletike që ka denoncuar ish kampionia olimpike Sofia Bekatoru.

Kane pasuar përveç denoncimeve të tjera në këtë sektor, edhe abuzime seksuale në gjirin e aktorëve, të cilat janë kulmuar me denoncimet për regjisorin e njohur Ligniadhis, tashmë pas hekurave të burgut.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel