Fotot/ Rama tregon transformimin e depos farmaceutike të QSUT-së: Kështu do të zgjidhen edhe problemet më të mprehta

20/02/2021 19:02

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë pasdite disa foto të depoja farmaceutike të QSUT -së 7 vite më parë  duke e krahasuar me transformimin e tanishëm.

Ai thekson se është në standarde evropiane dhe si ajo do të jenë me radhë të gjitha depot e tjera.

Kryeministri Rama ne Facebook:

Po mirë me çfarë kurajoje mund të mohohet sot transformimi si nata me ditën në vetëm 7 vjet i sistemit tonë spitalor. Shikojeni se si ishte depoja farmaceutike e QSUT 7 vjet më parë, një magazinë e ububushme ku mbaheshin jashtë çdo standardi ilaçet e spitalit qendror të Shqipërisë dhe ja si është sot, një depo farmaceutike spitalore e standarteve europiane. Kush nuk e di nga është nisur, nuk e ka idenë ku është dhe as nuk ka shans të arrijë ku do, përkundrazi rrezikon të kthehet mbrapsht pa e kuptuar as vetë se si! Prandaj të jemi të pakënaqur me tëra problemet e mprehta që akoma ka shërbimi shëndetësor, por të jemi gjithashtu të bindur, se siç janë përmbysur realitete dramatike si kjo depo farmaceutike e plot të tjera, do të zgjidhen me radhë e me vullnet, punë, durim edhe problemet më të mprehta.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel