Bukuroshja e ‘Playboy’ braktis modelingun për t’u bërë mjeke koronavirusi (fotot)

20/02/2021 20:11

Një ish-modele e Playboy ka rrëfyer së fundmi arsyet përse hoqi dorë nga bota e spektaklit për t’u fokusuar në karrierën e saj në mjekësi.

Që kur ishte e vogël, Danielle Lupo thotë se ishte e interesuar në mënyrën sesi funksionon trupi i njeriut.

Por kur ishte 25-vjeçe ajo përsoi një aksident me makinë dhe thote se kuptoi se dëshironte të bëhej heroinë për të shpëtuar të tjerët.

Tani ajo punon në mjekësi prej 10 vjetësh, me disa luhatje në karrierën e modelingut për revista si Playboy.

Danielle ishte njohur për pamjen e saj pas publikimit në disa revista, dhe më vonë fitoi titullin Miss May Playmate në 2018.

Por me sa duket ajo “nuk kishte vetëm bukuri por edhe tru” pasi ish-modelja u kualifikua si infermiere kardiografie.

Me njohuritë e saj Danielle ka 12 muaj që lufton në linjën e parë kundër koronavirusit në SHBA.

Ajo tha për të përditshmen britanike Daily Star: “Kanë qenë kohët më të bukura dhe më shpërblyese të jetës time. Kur mbusha 25 vjeç kuptova se kur nis ankthi për disa njerëz, dhe çuditërisht edhe për mua.”

“Prej kësaj kam qenë dy herë në spital vitin që shkoi, por çuditërisht nuk kam marrë Covid-19 pasi mbaj veshje mbrojtëse.”

“Covid e bëri më të vështirë stresin për mua, prej frikës së infektimit apo kalimit të njerëzit e familjes. Por tashmë po marr mësimin më të rëndësishëm të jetës time, për të fituar forcën qe t’i përballoj me ëmbëlsi.”

Megjithse tani punon në mjekësi, Danielle thotë se nuk e ka përjashtuar përgjithmonë modelingun.

Danielle pranon: “Besoj se do të rikthehem [te modelingu]. Por për momentin jo, për arsye të Covid.

“Por shpresoj të rikthehem kur të ketë më shumë siguri. Më merr malli për njerëzit, modën, zbavitjen, janë shumë frymëzuese”.

Dhe në fakt disa njerëz e njohin Danielle edhe në uniformën e saj.

“Dukem shumë ndryshe me veshjet e spitalit, me përparësen, flopkët e mbledhur, pa tualet dhe me syzet”, thote ajo.

Danielle thotë se prej fotove të modelingut ka marrë përçmim në të kaluarën.

“Më qëllon shpesh që dyshojnë te unë pasi kam qenë e lidhur me Playboy. Por e kaluara ime është e imja dhe jeta ime personale është e imja. Unë jam krenare për çdo gjë që kam arritur. Më vjen keq që disa njerëz kërkojnë të projektojnë mjerimin e tyre te mangësitë në jetën time”

Danielle shton: “Ndoshta mund t’i ndihmoj edhe këta njerëz kur të bëj doktoraturën në psikologji”.

FOTO GALERI
5/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA