Viktima Shkëlqen Kastrati

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka siguruar fotot e 3 prej 4 autorëve të shpallur në kërkim për vrasjen e Shkëlzen Kastratit.

Gazetarja Hoxha raportoi pak ditë më parë se janë shpallur në kërkim 4 persona për vrasjen e ndodhur në Fier.

Ata janë identifikuar si: Albert  Zaja, 37 vjeç dhe  Elmir Tufa, 29 vjeç, banues Fushë Krujë; Elson  Xhecuka, 27 vjeç, banues në Kamëz dhe Silvio alias Roland  Cara 39 vjeç,  banues në Tiranë.

Sipas burimeve të gazetares Hoxha, Albert Zaja rezulton të ketë hyrë në Shqipëri më 20 janar 2021.

Në njoftimin zyrtar, policia bën me dije se po punon për t’i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi dyshohet se mund të jenë larguar drejt një vendi të BE-së.

Kastrati u ekzekutua në rrethrrotullimin në hyrje të Fierit, teksa po vinte nga ky drejtim me automjetin e tij Mercedez Benz, ndërsa autorët po e ndiqnin me një automjet tip Range Rover, nga edhe ku e qëlluan. Viktima humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një tjetër automjet në këtë rrugë, në të cilën ndodheshin babë e bijë, duke rrezikuar edhe jetën e tyre. Viktima humbi jetën menjëherë pas atentatit.

Autorët u larguan nga vendi i ngjarjes dhe disa minuta më pas, në mbikalimin e fshatit Baltëz, në By-passin e Fierit, policia gjeti të djegur mjetin tip Range Rover. Grupi hetimor, brenda këtij mjeti, gjeti edhe armën tip automatik, me të cilën dyshohet se u krye ekzekutimi.

Ekzekutimi i Shkëlzen Kastratit, dyshohet së është vazhdimi i vrasjes së ndodhur në vitin 2016 në Fier, ku shënjestër ishte Klement Kastrati, vëllai i viktimës. Shënjestra bashkë me një tjetër person mbetën të plagosur, ndërsa u vra një shtetas nga Patosi.

FOTO GALERI
7/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA