Vaksinohen mjekë e të moshuar/ Nis dhe në Fier procesi për 135 personat e parë
19/02/2021 15:03
Procesi vaksinimit vijoi në qytetin e Fierit. Këtu në shtëpinë e të moshuarve po vaksinohen 40 prej tyre, ndërsa në poliklinikën e qytetit 88 pjesëtarë të personelit mjekësor.
Pyetje: Si ndjeheni tani që u vaksinuat?
I moshuari: Mrekulli, asnjë pasojë, asnjë dhimbje.
E moshuara: Jam e kënaqur, e gëzuar që neve të na shtohet jeta.
Ministria e Shëndetësisë thotë se vaksinimi do të vijojë nesër në Elbasan.
Top Channel