Rama nga Karavastaja: Mandati i Tretë do të jetë mandati i investimeve të mëdha në këtë vijë bregdetare

19/02/2021 14:16

Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e sotme Karavastanë në Divjakë bashkë me ministren Belinda Balluku.

Në këtë zonë kompania franceze Voltalia, po grumbullon të gjitha të dhënat e domosdoshme për fazën përgatitore të kantierit të Parkut Fotovoltaik të Karavastasë, parku më i madh i prodhimit të energjisë diellore në rajonin tonë.

“Karavasta, Divjakë – Aty ku ka zbritur në terren kompania franceze Voltalia, për grumbullimin e të gjitha të dhënave të domosdoshme të fazës përgatitore të kantierit të Parkut Fotovoltaik të Karavastasë, parku më i madh i prodhimit të energjisë diellore në rajonin tonë; ka mbaruar gjithashtu edhe masterplani i zhvillimit turistik të Divjakës, ku Mandati i Tretë do të jetë mandati i investimeve të mëdha në këtë pjesë të vijës bregdetare që ka një potencial të jashtëzakonshëm ekonomik, social dhe ekologjik”, thotë Rama.

Top Channel