Ministrja Xhaçka bisedë telefonike me zv.sekretarin Reeker: Marrëdheniet me SHBA, gur themeli i politikës sonë të jashtme

19/02/2021 17:29

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi një bisedë telefonike me zv.sekretarin amerikan të Byrosë së Çështjeve Evropiane dhe Euro-Aziatike, Philip Reeker.

Ministrja Xhaçka vlerësoi SHBA-të për mbështetjen e vazhdueshmë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së, ndërsa theksoi se vendi ynë i ka plotësuar të gjitha kushtet për miratimin e kornizës negociuese dhe mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.
Ajo e njohu zv.sekretarin Reeker me masat e marra për për të garantuar zgjedhje të lira dhe me standarde më 25 Prill 2021.

Në fokus të bisedës ishte gjithashtu edhe bashkëpunimi dypalësh politik, ekonomik e rajonal, teksa Kryediplomatja Xhaçka u shpreh se Shqipëria mbetet e përkushtuar në forcimin e mëtejshëm të miqësisë dhe partneritetit strategjik me SHBA.
Kujtojmë se viti 2021 shënon 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Top Channel