Filipinet do të lehtësojnë masat e marra si pasojë e pandemisë Covid për udhëtimet, duke filluar nga dita e sotme.
Sipas zëdhënësit presidencial, Harry Roque vendimi do të zbatohet vetëm për mbajtësit e vizave afatgjate.
Të gjithë të huajt që do të hyjnë në këtë vend do t’i nënshtrohen protokolleve shëndetësore të përcaktuara nga Task Forca për Menaxhimin e Sëmundjeve Infektive.
Ata duhet të rezervojnë paraprakisht për të paktën gjashtë netë në një hotel apo objekt ku do të kryhet karantina. Gjithashtu do t’i nënshtrohen testimit të Covid-19 në hotelin e karantinimit, në ditën e gjashtë nga data e mbërritjes së tyre.
Filipinet deri më tani numëron 557.000 raste me Covid dhe rreth 11.830 humbje jete që prej fillimit të pandemisë.
Top Channel