Diamant 10-15 karatësh/ Çmimi marramendës i unazës me të cilën partneri i propozoi Paris Hillton

19/02/2021 19:26

Paris Hillton u fejua me Carter Reum në 40-vjetorin e ditëlindjes së saj.

Paris Hilton po kalon ditë të bukura, pasi i dashuri Carter Reum u ul në një gju për t”i propozuar më 13 shkurt, me një unazë diamanti.
Guri i çmuar është projektuar nga argjendari Jean Dousset, stërnipi i argjendarit të famshëm francez Louis Cartier. Megjithëse Paris nuk ka ndarë shumë detaje, argjendari Mike Fried, CEO i Diamond Pro, i thotë HollywoodLife se është “10-15” karat. “Unë vlerësoja se vlera e rij është rreth3 milion dollarë“, shtoi ai.

Paris dha lajmin e saj të fejesës në një intervistë me 17 shkurt për Vogue dhe zbuloi se i dashuri i saj i propozoi ndërsa po festonin ditëlindjen e saj në një ishull privat. “Unë jam e ngazëllyer për këtë kapitull të ri me një partner të tillë mbështetës”, tha Paris për revistën e modës.

FOTO GALERI
7/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA