U gjobit me 50 mln lekë të vjetra, Spaho: Akt i paprecedent, s’më kanë kontaktuar

18/02/2021 19:30

Ish-deputeti i PD-së, Edmond Spaho ka reaguar pasi policia e gjobiti me 50 milionë lekë të vjetra për organizim të aktivitet politik në kundërshtim me masat anticovid.

Ai thotë se PD ka në radhë të parë në qendër të vëmendjes shëndetin e qytetarëve, por gjobitja ishte një akt i paprecedent ku ai nuk ishte njoftuar e nuk i është dhënë as procesverbal.

“Sot nga mediat u informova për gjobën qe me ka vene policia e Devollit, për organizim tubimi ne kundershtim me aktin normativ,  për mbrojtjen nga Covid 19. Partia Demokratike dhe unë ne te gjitha aktivitetet, kemi ne radhe te pare ne qendër te vëmendjes,mbrojtjen e shëndetit te qytetareve,respektimin e distancimit social dhe mbajtjen e maskës. Me një akt te paprecedent,ne  shkelje flagrante te aktit normativ,pa me kontaktuar,pa njoftim, pa prova, duke sajuar situata te paqena dhe pa me dhene procesverbal, Policia e Qarkut dhe drejtuesi i saj Ferdinant Mara,me ndeshkuan me gjobe mua dhe pronarin e lokalit ku unë pija kafe,sipas urdhrave qe marrin nga Niko Peleshi. I them Niko Peleshit, qe asnjë manover dhe makinacion,nuk me frikëson mua dhe qytetarët dhe nuk e shpëton dot ate nga humbja e sigurt ne Qarkun e Korçës ne 25 prill. I kerkoj drejtorit te Policise Ferdinant Mara , te me heqë menjehere survejimin me policine politike,  qe me ka vene ngado ku shkoj. Ai do te mbaje pergjegjesi te rende per cdo provokacion dhe incident,qe do te krijoje me PD. Edi Rama eshte e shkuara e ketij vendi,qytetarët shqiptare kerkojne ndryshim. Ne 25 prill Rama humb dhe Shqiperia fiton!”, thotë Spaho.

Top Channel