Gjiri i Lalëzit/ Persona të papërgjegjshëm ‘mbysin’ me mbeturina zonën mes pishave, pamjet shqetësuese

18/02/2021 15:01

Gjiri i Lalëzit është një nga pikat turistike më të vizituarat në Shqipëri gjatë sezonit të verës. Por ndonëse gjatë verës, bizneset mirëmbajnë me sa mundet zonën, gjatë dimrit duket se ambienti mes pishave është kthyer në një fushë mbeturinash.

Persona të papërgjegjshëm kanë hedhur dhe vazhdojnë të hedhin vazhdimisht mbeturina mes pishave tek Gjiri i Lalëzit, duke ndikuar në shkatërrimin e mjedisit.

Ka qenë një qytetarë i indinjuar nga kjo sjellje jo e hijshme e personave që hedhim mbeturinat vend e pavend, i cili ka denoncuar në nr e TI RAPORTON në Top Channel.

Top Channel