Fitorja e Albin Kurtit në zgjedhje/ Analisti: Po vijnë kohë të vështira për Serbinë!

18/02/2021 14:29

Fitorja e Albin Kurtit në zgjedhjet e Kosovës nuk është ndonjë befasi në Beograd, por ajo përbën një paralajmërim se për Serbinë po vijnë kohë më të vështira sa i përket dialogut, thotë DW. 

Imazhi i Kurtit si negociator i ashpër për Serbinë është theksuar shpesh në analizat e publikuara në Beograd. Mund të thuhet se udhëheqësi i “Vetëvendosjes” e bëri të qartë këtë me deklaratën e tij se dialogu me Beogradin është në vendin e pestë ose të gjashtë për nga rëndësia. Me këtë ai synon të justifikojë imazhin e tij edhe në kryeqytetin serb. Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic tha se deklaratat e Kurtit që dialogu me Beogradin nuk është prioritet, nuk janë të habitshme, por janë “për të ardhur keq, sepse sipas saj  tregon mungesën e seriozitetit të elitave politike në Prishtinë. Ana Brnabic foli edhe për deklaratën e Kurtit se nevojitet një pjesëmarrje më e madhe e SHBA në dialog, duke theksuar se “Kurti ishte i pari kundër Marrëveshjes së Uashingtonit dhe se Serbia nuk i ndryshon deklaratat e saj çdo ditë”.

Duke komentuar fitoren tjetër zgjedhore të Albin Kurtit, pas largimit të mëparshëm nga pushteti, Jovica Pavlovic, nga Instituti për Studime Evropiane, i tha DË-së, “se ishte një veprim strategjik për të arritur një fitore të tillë, ku ai pothuajse mund të marrë pushtetin vetëm.” “Kurti e ka paraqitur dorëheqjen e tij si vullnetare, duke theksuar se ai do t’u mbetet besnik qëndrimeve të tij dhe nuk do të pranojë kompromise, veçanërisht ato që lidhen me dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës,” tha Pavlovic, i cili shton se në tryezën e negociatave Serbia  do të ketë përballë një lojtar që nuk e ka pasur deri më tani nga pala tjetër, e kjo kërkon ndryshime në strategjinë e dialogut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA