![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/01/gettyimages-2194383933_sd-800x450.jpg)
Policia ka gjobitur me 5 milionë lekë të reja kryetarin e forumit rinor të partisë demokratike Belind Këlliçi pasi ka thyer masat anti-covid.
Ka qenë vetë Këlliçi që ka publikuar fletën e gjobës së vendosur ndaj tij duke theksuar se kjo është gjobë për opozitën. Ai ka publikuar vetë në rrjetet sociale fotot e takimeve elektorale në lagjen kombinat në tiranë duke thyer çdo rregull dhe distancim social. Akti normativ parashikon gjobitjen me 5 milionë lekë të reja sepse ndalon tubime të tilla si pjesë e masave anti covid.
Me 5 milionë lekë të reja është gjobitur edhe ish deputeti demokrat, Edmond Spahon, pasi organizoi aktivitet politik në kundërshtim me masat antiCovid. Njëkohësish është ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i lokalit që lejoi zhvillimin e këtij aktiviteti. Aktiviteti është zhvilluar në fshatin Menkulas, Devoll, në ambientet e një lokali
Këlliçi dhe Spaho janë politikanët e radhës që kanë marrë gjoba ndërsa më herët janë gjobitur edhe politikanë të tjerë të LSI dhe PD si dhe ministri i mjedisit Blendi Klosi për shkelje të ngjashme të ligjit.
Top Channel