Kapet në Francë dhe ekstradohet drejt Shqipërisë një 31-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas policisë i arrestuari është B. B., 31 vjeç, i cili pas vënies në pranga është ekstraduar nga Franca.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës, me vendimin penal të datës 14.10.2019 i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 19.09.2019, në Kukës, ku është qëlluar  me armë zjarri në drejtim  të  mjetit të  shtetasit  F. C.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA