TIRANË- Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kanë qenë të pranishëm në shtëpinë e të moshuarve në Tiranë ku kanë parë nga afër nisjen e vaksinimit të personelit kujdestar në këto ambiente.
Sipas Ramës në Shtëpinë e të Moshuarve nuk ka pasur humbje jetë nga covid-19 siç ka ndodhur në shumë vende të tjera sepse personeli i këtyre shtëpive ka bërë një sakrificë të admirueshme, duke u mbyllur brenda bashkë me të moshuarit e duke i mbyllur derën Armikut të Padukshëm.
Postimi i Ramës:
Shtëpia e të Moshuarve, Tiranë – Vazhdon vaksinimi për të moshuarit e për personelin kujdestar në shtëpitë e kujdesit shtetëror, ku nuk kemi pasur asnjë humbje jete siç ka ndodhur në disa vende të tjera, sepse personeli i këtyre shtëpive ka bërë një sakrificë të admirueshme, duke u mbyllur brenda bashkë me të moshuarit e duke i mbyllur derën Armikut të Padukshëm.
Top Channel