FARKË – Kryeministri Edi Rama, së bashku me kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, kanë vizituar Farkën, ku janë rindërtuar 126 shtëpi të dëmtuara nga tërmeti.
Ndërkohë Rama gjatë një bisede me një qytetarë nuk i ka kursyer batutat. Qytetari tha se kryeministri e ka bërë Farkën lule, duke shtuar se Berisha nuk bëri shumë për zonën, edhe pse më herët ia kishin dhënë votat.
Rama vizitoi edhe shtëpinë e një çifti të ri, të cilëve iu uroi jetë të gëzuar në banesën e re.
Edi Rama: Tani shtëpinë e keni gati. Mjediset e jashtme rregullojini vetë. Të gëzoni shtëpinë e re dhe shëndet. Gjithçka është si kuti, shumë bukur.
Arben Ahmetaj: Bashkia e Tiranës po bën vlerësime akoma.
Qytetari: Njëqind herë ka ardhur Sali Berisha e nuk ka bërë asgjë. Ma bone Farkën lule.
Edi Rama: Hajde mo, ç’na e përmend atë. Ju si çift i ri, ishalla me fëmijë, që të merrni edhe bonusin. Ta keni jetën të gjatë, si çift i ri mos u ngutni shumë dhe ta gëzoni shtëpinë.
Kreu i qeverisë takoi edhe një prej banorëve, që preket nga rindërtimi. Ai i tha se është skulptor, ndërsa bëri edhe humor me kryeministrin, duke u shprehur “jam me shkallë se ty”.
Rama ia ktheu që ishte gjë e mirë që është skluptor, por do ishte më mirë të jetë edhe i majtë.
Biseda në shtëpinë e Agron Fushës:
Kryefamiljari: – Kemi qenë në krah të djathtë. Ne kemi pasur një shtëpi të vjetër këtu, nga më të vjetrat e Farkës, me qerpiç.
Kryeministri Rama: – Kjo është shtëpia ku ishit bashkë?
Kryefamiljari: – Po kam qenë me gjithë vëllain.
Kushëriri: – Jemi çuna xhajesh. Ne i kishim shtëpitë më të vjetra. Ne kemi qenë gjithmonë krah politik i djathtë, ti na ke bërë nder.
Kryeministri Rama: – Po çfarë deshe djathtas ti, pashë nderin? Ku e di ti çfarë është e djathta dhe e majta? Ti të djathtë dhe të majtë di vetëm këmbën e futbollit.
Kryebashkiaku Veliaj: – Me Bajernin, mirë është ai.
Kryeministri Rama: – Me Bajernin, aaa.
Kryefamiljari: E ke edhe koleg se është në Universitetin e Arteve.
Kushëriri: Unë jam skulptor, një shkallë më lart se ti.
Rama: Po mirë të paktën skulptor i majtë ka lezet, po skulptor i djathtë…!
Top Channel