Romë, Itali – Nënshkruhet protokolli operacional ndërmjet Departamentit të Sigurisë Publike të Policisë italiane dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Gjatë takimit të parë të Tavolinës së Përhershme mes Drejtorit të Përgjithshëm për Sigurinë Publike Prefektit Franco Gabrieli dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit shqiptar Ardi Veliu, që u zhvillua ne kuadrin e Deklaratës së Qëllimeve të Përbashkëta të firmosur dhjetorin e kaluar mes Departamentit për Sigurinë Publike dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit shqiptar, ishin të pranishëm edhe zëvendësministri i Brendshëm shqiptar Julian Hodaj, ambasadori italian në Shqipëri Fabrizio Bucci dhe ambasadorja shqiptare në Itali Anila Bitri Lani.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike i Policisë italiane Franco Gabrielli nënshkruan protokollin operacional ndërmjet Departamentit të Sigurisë Publike të Policisë italiane dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Nënshkrimi i këtij protokolli ka si prioritete:

➡️ Sintetizimin e përpjekjeve të përbashkëta të dy policive, në luftën kundër fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike në territorin shqiptar, duke shtuar aftësitë zbuluese nëpërmjet përdorimit të teknologjisë më të avancuar;

➡️ Zgjerim të spektrit të përdorimit të mjeteve fluturuese për vëzhgim ajror të territorit, me qëllim shtimin e aftësive zbuluese të misioneve monitoruese ajrore të përbashkëta, duke siguruar mbulim më të plotë të gjithë territorit;

➡️ Përdorim të teknikës monitoruese, fluturuese me helikë dhe dronëve që ka në përdorim Policia e Shtetit dhe pala italiane, me qëllim intensifikimin e fushatës monitoruese, duke garantuar mbulimin edhe të atyre pak zonave që mund të mos kapen nga monitorimi me avion;

➡️ Krijimin e një Shërbimi të Mbikëqyrjes Detare që përfshijnë të dy vendet, për të luftuar zhvillimin e trafiqeve të paligjshme përmes detit.

Palët do të realizojnë programe trajnimi, konsulence, stërvitjeje dhe asistence, në fushat që janë objekt i protokollit.

Në përfundim të nënshkrimit të Protokollit, Veliu dhe Gabrielli vlerësuan maksimalisht marrëdhëniet mes dy policive, si dhe bashkëpunimin mjaft të mirë me Guardia di Finanza-n, qoftë për monitorimin ajror, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, ashtu edhe për monitorimin e kufirit detar për të parandaluar trafiqet e paligjshme. Ata theksuan se me nënshkrimin e këtij protokolli efikasiteti i veprimeve të përbashkëta do të jetë akoma më pozitiv.

Gjatë vizitës në Itali, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i shoqëruar nga Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj dhe Drejtori i i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare Pëllumb Seferi, zhvilloi takim me Zv.drejtorin e Përgjithshëm/Drejtorin e Policisë Kriminale Vittorio Rizzi.

Gjatë takimit, Veliu dhe Rizzi diskutuan për monitorimin ajror përgjatë 2021, në lidhje me luftën ndaj kanabisit, fenomenit të migracionit të parregullt dhe krijimin e skuadrave të përbashkëta hetimore që në fillesën e hetimeve. 🇦🇱 🤝🇮🇹

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA