Këngëtarja me origjinë shqiptare vendosi t’i tregojë botës veshjet popullore të vendit të saj në 13 vjetorin e Kosovës si shtet.

Urime 13 vjet pavarësi KOSOVA jonë! Duke festuar me veshje tradicionale“, shkruan Rita në profilin e saj në Instagram.

Në videon e publikuar në rrjetet e saj sociale, Rita dhe kërcimtarët që e shoqërojnë shfaqen të veshur me veshje tradicionale, motivet e të cilave i gjejmë nëpër veshjet popullore të zonave të veriut, si xhupleta e famshme.

“Rita Ora – krenaria dhe gëzimi i popullit shqiptar – e cila hapi e para dyert tona për botën dhe vendosi Kosovën në hartë,” u shpreh dizajneri Valdrin Sahiti i cili realizoi veshjen. Ai shtoi se për “Bang”, Rita donte që “t’i tregonte botës stilin tonë tradicional dhe etnografik”.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel