Mat – Një 43-vjeçar, banues në Burrel është arrestuar nga policia pasi theu orarin e ndalimqarkullimit dhe po lëvizte me automjet pa ndonjë arsye.
Gjatë kontrollit policor, u konstatua se ishte në gjendje të dehur dhe testi i alkoolit ishte në masën 0.63 mg/l. Ai akuzohet për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”, si dhe duke qenë në shkelje të Aktit Normativ, u mor masë plotësuese për bllokim të lejes së drejtimit dhe të qarkullimit.
Njoftimi i policisë
Theu orarin e karantinës, duke lëvizur me automjet pa ndonjë arsye dhe në gjendje të dehur, arrestohet në flagrancë nga Policia.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat në bashkëpunim me shërbimet e policisë Rrugore, në vijim të punës për monitorimin e zbatimit të masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, në qytetin e Burrelit kanë konstatuar një automjet që qarkullonte jashtë fashës orare të lejuar.
Shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin që drejtohej nga shtetasi S.M., i cili lëvizte pa ndonjë arsye të domosdoshme, dhe pas testit të alkoolit rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masë 0.63 mg/l.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. M., 43 vjeç, banues në Burrel, për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”, si dhe duke qenë në shkelje të Aktit Normativ, u mor masë plotësuese për bllokim të lejes së drejtimit dhe të qarkullimit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat, për hetime të mëtejshme.
Top Channel