Kosova feston ditën e Pavarësisë/ Ceremonia me forcat e sigurisë, festë në rrugët e Prishtinës

17/02/2021 15:08

Në nder të trembëdhjetë vjetorit të pavarësisë, është zhvilluar ceremonia qendrore në Kazermën  “Adem Jashari”, nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

Komandantja Supreme, Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani bashkë me Komandantin gjeneral, Rrahman Rama kanë bërë inspektimin e njësiteve, nga garda ceremoniale deri tek orkestra e FSK-së.

Osmani në fjalimin e saj drejtuar ushtarëve, ka thënë se vendi nuk duhet të prodhoj brez të ri të mërgimtarëve por të kontribuuesve të atdheut.

Në anën tjetër, Kryeministri në largim, Avdullah Hoti tha se aspiratat janë për integrim euro- atlantik.

Përveç manifestimit qendror të FSK-së, udhëheqësit institucional kanë bërë homazhe tek varri i Presidentit historik, Ibrahim Rugova dhe Kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA