“Ishte tekanjoz, kërkonte shumë”/ Grimieri i George Mazonakis tregon detaje nga bashkëpunimi me këngëtarin grek: Ishte besimtar, para çdo koncerti… 10/09 13:47
Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar Izet Shulku, 48 vjeçari i cili njihet nga të gjithë si “Tarzani i Dibrës”.
Jashtëzakonisht i lidhur me natyrën, Izeti i ka bërë të gjithë për vete me videot e tij të guximshme duke u larë poshtë ujëvarës, duke ngrënë portokalle në majë të malit më dëborë apo duke bërë not në dëborë.
I pyetur nga Bieta, Izeti tregoi se larjen në dëborë e praktikon çdo ditë, pasi sipas tij i bën mirë.
Një gjë të tillë e provoi edhe live në temperatura më të ulëta se -6 gradë celsius.
Izeti u zhvesh, nisi të prekte dëborën disa sekonda e më pas u shtri dhe u zhyt në dëborë.
Top Channel