Kosova fitoi pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008 dhe ëndrra e madhe për tu bërë shtet i lirë u bë realitet.
Sot në 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, emra të njohur të showbizit kanë reaguar nëpër rrjetet sociale ku shprehin gëzimin dhe lumturinë për këtë ditë. Një ndër ta ka qenë edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa e cila përmes një postimi në Instagram i ka uruar Kosovës pavarësinë.
“Gëzuar ditën e Pavarësisë Kosovë! 13 vite! S’do ta harroj kurrë momentin kur e ndiqja live në TV, teksa jetoja në Prishtinë. Emocione, emocione, emocione, energjia e qytetit! E paharrueshme! Krenare të shoh deri ku ke arritur dhe sa shumë do të arrish”, ka shkruar Dua.
Ndërsa Dafina Zeqiri publikoi një fotografi me përkrenaren e Skënderbeut, teksa me duar po e bënte shqiponjën dykrenore dhe uroi shqiptarët duke shkruar “Urime Kosovë 17 Shkurti”.
Edhe këngëtarja Vesa Luma ka kujtuar një nga momentet më të veçanta të karrierës së saj. Përmes postimit të fundit ka uruar Ditën e Pavarësisë dhe kujtoi momentin kur performoi për 17 shkurt.
“Urime Pavaresinë! Ti po rritesh shpejt.. ndërsa unë kurrë nuk do ta harroj atë emocion të asaj dite! Kisha fatin të këndoj në atë natë të ftoftë e me acar- por ngrohtësia, e pesha e ndjenjave të përziera, të qenurit pjesë e historisë tejkaloi cdo gjë! Unë bija jote, uroj që ky shpirt rinor i flaktë që i bën ballë cdo lufte të të mbaj të re e të freskët përgjithmonë!”, shkroi Vesa.
Top Channel