25/11 22:09
Në takimin e Rinianit dhe Jasminës pati disa rrëfime nga ana e 33-vjeçarit rreth lidhjeve të tij të shkuara.
Ai foli për vajzën të cilën e kishte tradhtuar njëherë pasi flisnin për devotshmërinë në lidhje.
“Isha i ri atëherë, dhe pa eksperiencë, dhe e tradhtova, ajo ma fali, por ma fali njëherë, ma fali dy herë, herën e tretë më tha po iki, por di që më donte shumë mua,” tregoi Riniani.
“Ka qenë dashuria jote e parë?” pyeti Jasmina.
“Jo, nuk ka qenë dashuria e pare, por që prej atëherë kanë ndryshuar shumë gjërat, unë e di se çfarë dua,” tha Riniani.
Top Channel