DW për zonën e mbrojtur të Nartës: Rrezikohet nga ndërtimi i Aeroportit të Vlorës

17/02/2021 12:40

Në Akërni të Vlorës, ku pritet të ngrihet aeroporti i Vlorës ekzistonte dikur një aerodrom.

Por zona tashmë është natyralizuar krejtësisht. Prandaj një grupim prej 37 organizatash mjedisore kombëtare dhe ndërkombëtare i dërgoi pak ditë më parë një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, ku i kërkojnë anulimin e ndërtimit të aeroportit ndërkombëtar të Vlorës brenda kufijve të zonës së mbrojtur, thotë DW.

Një prej tyre është shoqata PPNEA, e cila që prej vitit 2017 lobon për këtë kauzë. “Lokacioni në studimin e fizibilitetit jepet “de facto”, pa u diskutuar. Pra nuk është bërë një vlerësim i barabartë midis disa lokacioneve të ndryshme, të jenë vënë në ekuilibër të gjitha parametrat, qofshin ato ekonomikë, socialë por edhe ata të impaktit mjedisor dhe të merrej një vendim bazuar në balancën e të gjithë këtyre parametrave. Kjo nuk ka ndodhur. Për të mos folur që ka mangësi të mëdha, që nuk e konsideron fare faktin që ky lokacion ndodhet brenda një zone të mbrojtur: ndodhet tërësisht brenda peizazhit të mbrojtur Vjosë-Nartë.” – tha për Dojce Velen Aleksandër Trajçe, i kësaj organizate.

Fshati Akërni ndodhet gjeografikisht mes lagunës së Nartës dhe lagunës së Karavastasë. Ekspertët thonë se në këtë zonë ka lëvizje intensive shpendësh të egër, si pelikanë, flamingo apo shpendë të tjera që nëqoftëse do të përplaseshin me aeroplanët, mund të shkaktojnë deri aksidente tragjike. Pjesë e koalicionit të organizata të angazhuara për këtë kauzë, është dhe grupimi ambjentalist gjerman EuroNatur, i cili thotë se statusi aktual i zonës së mbrojtur që është park natyror, duhet fuqizuar edhe më tepër, pasi ajo natyre e mrekullueshme e meriton plotësisht. Ndërsa Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë tha për DW se ky investim duhet të përfshinte pjesëmarrjen dhe konsultimet me grupet e interesit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA