Sot në Komisionin e Ligjeve, do të diskutohet për Dekretin e presidentit të Republikës Ilir Meta që kthen ligjin për prokurimet publike.
Komisioni për çështjet ligjore do të mblidhet në orën 10:30 për t’ia kaluar sërish Kuvendit për votim. Presidenti Meta në argumentimin për dekretin e lëshuar deklaron se në këtë ligj duhen rishikuar jo pak, por 36 nene, të cilat lënë hapësira për zbatime selektive në praktikë të rregullimeve dhe çojnë në deformimin e konkurrencës së lirë mes operatorëve ekonomikë potencialë për pjesëmarrje në procedurat e prokurimit.
Në komisionin për Ekonominë ndërkohë në 11:00 në seancë dëgjimore janë ftuar kandidatët për vakancën në komisionin e konkurrencës dhe më pas bëhet edhe ndryshimi në buxhetin e këtij viti që ka të bëjë me cilësimin si zë të shumës akorduar partive politike për fushatën zgjedhore.
Top Channel