Artur Zheji, i ftuar në “Top Talk”, bën një analizë mbi fitoren e Albin Kurtit dhe vazhdimit të mandatit si kryeministër në Kosovë.

Pas fitores së “Lëvizjes Vetëvendosje”, në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Kosovë, Albin Kurti tha se kushtetuta nuk e lejon bashkimin me Kosovën por “nëse bëjmë referendum kjo gjë mund të arrihet”.

Por, analisti, Artur Zheji thotë se çdo politikan në Kosovë aspiron bashkimin me Shqipërinë, Albin Kurti tërhoqi vëmendjen vetëm sepse foli me fjalë më të thjeshta. “Albin Kurti ka qenë i vetmi që ka folur pa gjuhë të drunjtë, pa gjuhë diplomatike, qoftë për flamurin e Kosovës, qoftë për domosdoshmërinë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë“.
Analisti argumenton fitoren e thellë të Vetëvendosjes me nevojën e popullit të Kosovës për t’u çliruar nga korrupsioni më shumë se sa për t’u bashkuar me Shqipërinë. “Unë mendoj që Kosova ka votuar për Albin Kurtin, jo thjesht për bashkimin Kosovë-Shqipëri, por për çlirimin nga korrupsioni që Kosova ka lëngatë të vetën. Kosova duke votuar masivisht Albin Kurtin, voton shpresën për t’u liruar nga korrupsioni“.
Sipas Zhejit, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka përdorur gjuhë nacionaliste të maskuar dhe “kjo taktikë e Kurtit është një alibi për të zhvatur popullin e Kosovës”.

Për bashkimim e dy vendeve thotë se çdo gjë ka kohën dhe hapësirën kur ndodh, bashkë me veprimin.

Megjithatë, shton se dëshira për t’u bashkuar ekziston te çdo politikan i Kosovës. “Nuk mund të dyshohet, as te Albini, as te ata që nuk u shpërblyen me vota që aspiratën e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë e kanë të lindur dhe të ndershme“.

Top Channel