“Sfera” me kristale jashtëtokësore/ Del në ankand në SHBA, çmimi marramendës

16/02/2021 14:24

Dhjetëra meteor të lashtë – disa të gurtë, disa prej hekuro, të tjerë të mbushur me “xhevahire” vezulluese jashtëtokësore apo që përmbajnë pluhur yjesh miliarda vjecar, kanë dalë në ankand tek Christie’s, në SHBA.

Shumë prej këtyre gurëve  të rrallë hapësinorë dikur kanë qenë pjesë e hënës, ndërsa të tjerët erdhën nga Marsi ose u ndanë nga asteroidet që orbitonin në brezin mes planetit të kuq dhe Jupiterit. Ankandi për këta trupa qiellorë është zhvilluar në internet. Një pjesë e këtyre objekteve të rralla kanë oferta fillestare prej vetëm disa qindra dollarësh. Por një pllakë trapezoidale nga një meteorit hënor i zbuluar në shkretëtirën e Saharasë, me përmasa 40 centimetra të gjatë dhe peshë afërsisht 2 kilogramë, mund të arrijë të shitet deri në 350,000 dollarë, sipas Christie’s.

Para ankandit, të gjithë trupat u ekzaminuan nga shkencëtarët e Shoqatës së Meteorëve, një organizatë jofitimprurëse ndërkombëtare kushtuar arsimit dhe kërkimit në shkencën planetare, veçanërisht studimin e asteroideve. Meteoritët janë praktikisht ata që arrijnë ta mbijetojnë atmosferës së planetit tonë, e shpeshherë mbështillen nga flakët në qiell përpara të ndahen e të bien në tokë ose në oqean. Më shumë se 90% e meteorëve vijnë nga asteroidet në sistemin tonë diellor, ndërsa pjesa e mbetur janë nga Hëna ose Marsi.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel