Sonte në Open po diskutohet rasti i arrestimit të mjekut Edvin Prifti i cili u arrestua pas një hetimi të SPAK.
Të ftuarit e sotëm në Open duke diskutuar për rastin në fjalë, shtrojnë problemin se ky fenomen është më i gjerë se kaq.
Klodiana Lala: Ne e shikojmë SPAK si të vetmen valvul shpëtimi, por edhe ata janë njerëz dhe janë në presion dhe në momente të caktuara kanë nxituar në rastin konkret. Unë e përgëzoj gjithësesi sepse çuan prapa hekurave një gjyqtare që për mua s’duhet të jetë e vetme.
Por edhe ky mjeku, nëse është vërtet i fajshëm, a është ky i vetmi? Kjo duhet hetuar.
Denis Dyrnjaja: Edhe shëndetësia mund të bjerë njësoj si drejtësia, është aq e kalbur, saqë mund të na bjerë sistemi, a jemi të gatshëm në ta bëjmë këtë gjë, se kjo është kosto. Ne jemi thellësisht një shoqëri e korruptuar
Top Channel