Libri i burgut/ Kujtesë për letërsinë e krijuar brenda mureve të burgjeve komuniste

16/02/2021 19:56

“Libri i Burgut”, një aktivitet që solli në kujtesë letërsinë e shkruar në burg prej intelektualëve, apo të internuar përgjatë viteve të komunizmit, organizuar nga QKLL dhe Autoriteti I Dosjeve theksoi që do të mbështesë botuesit e kësaj letërsie.

“Duhet një projekt konkret për të evidentuar veprat dhe autorët e një letërsie, e cila vijon të jetojë në dorëshkrime, për ta çuar te lexuesi. QKLL-ja do të mbështesë studiuesit dhe botuesit që do të botojnë librin e burgut”, tha Alda Bardhyli.

“Duke cituar një thënie nga Dostojevski, se ‘Lumturinë kërkoje edhe në dhimbje’, dua të them se të burgosurit nuk është se e gjetën lumturinë, por atij terri i dhanë pak dritë”, tha Simon Mirakaj, përfqësues I  Autoriteti i Dosjeve  tha se diktaturat nuk qëndrojnë dot sëbashku me inteligjencën.

Ja se çfarë ka thënë Kasem Trebeshina kur u pyet për periudhën e burgut.

“Në burg kam qenë fizikisht, shpirtërisht asnjëherë nuk kam qenë, as në burg, as i izoluar. Nuk kam qenë në burg. Në burg kanë qenë ata. Me mendjen e tyre, me mendimet e tyre. Jo unë, unë kam qenë i lirë”,  Anila Mullahi.

Po këtë ide ka shprehur edhe profesori Leka Ndoja, i cili, ndër të tjera, tek rrëfeu mbi këtë lloj letërsie që u krijua në Shqipërinë e asaj kohe.

Kujtesa është pjesë e së drejtës. Duke u marrë me kujtesën, ne merremi me një aspekt të së drejtës. Ne të gjithë kemi qenë në një burg, në një burg hermenautik, në një burg metafizik”, Leka Ndoja.

Kardinali Ernest Troshani dhe shkrimtari Visar Zhiti dërguan fjalën e tyre përshëndetëse nëpërmjet video-regjistrimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA