Paneli i mbrëmjes së sotme në emisionin “Open” ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama pak orë para marrjes së vendimit të gjykatës për mjekun Edvin Prifti.
Gazetarja Klodiana Lala tha se deklarata e tij ndodhi 3 orë para marrjes së vendimit dhe se ai donte tu tregonte të gjithëve se SPAK funksionon. Lala theksoi se do të ishte katastrofike që drejtësia e re të ndikoj nga politika.
“Po ta marrim më kohën e shpalljes së vendimit, deklarata e kryeministrit ishte 3 orë para marrjes së vendimit. Ai ndjen nevojën për të treguar se reforma që ai ka ndjekur po funksionon. Për ta shitur para të gjithëve se SPAK po funksionon. Kisha preferuar që kryeministri të mos përfshihej në këtë histori sepse i dha një kartë mjekut. Do të ishte katastrofike që drejtësia e re të ndikoj nga politika. Posti mund të intimidojë sistemin e drejtësisë nuk më lë shije të mirë”, tha Lala.
Top Channel