Autoritetet në Kinë kanë arrestuar udhëheqësin e një bande që prodhonte vaksinë false me ujë mineral dhe solucion të kripur kundër koronavirusit.
Sipas BBC-së, banda, e cila ka përgatitur më shumë se 58.000 përzierje false, i ka paketuar dhe shitur këto përzierje në përputhje me ambalazhin aktual të vaksinave për COVID-19.
Banda ka prodhuar vaksinën e rreme nga uji mineral dhe solucioni i kripur, i cili përdoret kryesisht për pikat e hundës në farmaci, ndërsa lideri i bandës me emrin Kong është ndaluar.
Siç raportohet më tej, një pjesë e përzierjeve të rreme në fjalë u janë dërguar mjekëve të fshatrave dhe spitaleve brenda vendit, por nuk është arritur të zbulohet se në cilat vende janë dërguar vaksinat e kontrabanduara jashtë vendit.
Kong dhe banda e tij kanë siguruar 2,78 milionë dollarë nga shitja e vaksinave të rreme.
Që nga fundi i vitit 2020, në Kinë janë arrestuar 70 persona të akuzuar për vaksina false.
Deri më tani, 40 milionë njerëz janë vaksinuar në Kinë, vendi me popullsi prej 1,4 miliard banorësh. Marrja e vaksinës në Kinë është vullnetare, madje edhe në mesin e punonjësve shëndetësorë.
Top Channel