Edhe kryeministri Edi Rama reagoi për arrestimin e mjekut Ediv prifti, duke e cilësuar si një shembull që drejtësia po funksionon.
Gazetari Mentor Kikia tha se ky është veprim i gabuar i kryeministrit, që sipas tij po e shet si sukses elektoral.
“Është kompromentues që kryeministri flet për një mjek të arrestuar akoma pa u shpallur vendimi, ndodh ajo që ndodh gjithmonë që politika futet kudo. Se Rama po përpiqet ta shesë si sukses elektoral. E konsiderojnë drejtësisë si departament të qeverisë, partisë.
Mjeku nuk është arrestuar për qëllime politike, ai doli rastësisht në një përgjim, i shkuan në shtëpi , i gjetën paratë e futën brenda. Është një përpjekje kotë e mjekut për t’i dhënë ngjyrë politike kësaj.
Tani Rama po na shet SPAK si strukturë që është nën hyqmin e PS”, tha Kikia.
Top Channel