Test codivi në më pak se 10 minuta përmes pështymës fale një adaptori për smartfonë; kërkues nga Universiteti i Lilës në Francë janë duke vënë në praktikë këtë mënyre testimi.

Për të realizuar sistemin revolucionar të testimit të pështymës u krijua një task forcë në mars të 2020 e cila merret me koordinimin dhe menaxhimin e studimit mbi virusin Covid-19. Suksesi i kësaj metode do të përbënte një avantazh shumë të madh ndaj testeve molekulare të marra nëpërmjet tamponeve.

Sistemi i quajtur Cordial -1, konsiston në marrjen e vetëm një pike pështyme në një shirit që pastaj vendoset në epruvetë. I gjithë materiali vihet në kontakt me një elektrodë, një lloj usb-je, e cila më pas lidhet me smartfonin. Në 10 minuta në ekranin e telefonin do të shfaqen rezultatet e testit.

Për momentin studiuesit francezë kanë mundur ta realizojnë të gjithë këtë procedure me një masa më të madhe sekrecionesh të marrë nga zona hundës dhe faringut. Për të provuar studimin do të duhet që në vend të saj, të realizohen përmes një pikë pështyme analizimi I I të dhënave duke eksportuar të dhënat e mbledhura me ato të kampionit në fjalë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA