Sërish ngjashmëri me Princeshë Dianën/ Ishte i qëllimshëm ky veprim i Princ Harryt?

15/02/2021 13:32

Djai i Princeshës, Harry është diskutuar shpesh për veprime të ngjashme me nënën e tij, Princeshë Dianën.

Harry dhe Meghan njoftuan se janë në pritje të fëmijës së dytë ditën e Shën Valentinit. Çiftin postoi një foto artistike bardh e zi, ku Harry sheh Meghan, ndërsa Meghaa thekson barkun e rrumbullakosur.

Por, edhe nëna e tij e ndjerë, Princesha Diana zyrtarisht njoftoi se ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë në ditën e Shën Valentinit  në vitin 1984. Djali i dytë ishte pikërisht Harry.

Sipas një gazete të arkivuar (Daily Express) nga ajo kohë, shtatzënia e Dianës u bë publike në një deklaratë nga pallati i Buckingham-it që tha se Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Philip ishin “të kënaqur” nga lajmi, duke shtuar se Diana, e cila atëherë ishte 22 vjeçe, nuk kishte asnjë preferencë që fëmija të jetë djalë apo vajzë.

Princeshë Diana dhe Princi Charles mirëpritën Harryn në 15 shtator  1984. Nuk dihet nëse çifti e menduan mirë që njoftimin ta bënin në këtë datë të veçantë.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA