Rosa e ngricave rikthehet në tokën shqiptare pas shumë vitesh (Fotot)

15/02/2021 22:21

Ekipi i AOS dhe studentët e kursit BirdID 2021 Albania kanë kënaqësinë t’ju prezantojnë çiftin më simpatik të mbërritur në lagunën e Cekës në Rezervatin Kune-Vain.

Bëhet fjalë për 𝗥𝗼𝘀ë𝗻 𝗲 𝗡𝗴𝗿𝗶𝗰𝗮𝘃𝗲 (𝘾𝙡𝙖𝙣𝙜𝙪𝙡𝙖 𝙝𝙮𝙚𝙢𝙖𝙡𝙞𝙨), rosë e cila nuk shihej ne bregdetin shqiptar që prej disa vitesh. Vrojtimi i dy individëve (çiftit) ishte sa emocionues aq edhe mbreslënës. Dy rosa të bardha që fillimisht po pastronin pendët, më vonë filluan të kridheshin dhe zhdukeshin nën ujë për të kërkuar ushqim që përbëhet nga organizma shtazorë, si krustace, larva insektesh, molusqe, deri edhe peshq por edhe alga apo fara bimësh.

𝗣𝗲𝗿𝘀𝗲 𝗲𝘀𝗵𝘁𝗲 𝗲𝗺𝗼𝗰𝗶𝗼𝗻𝘂𝗲𝘀 𝗸𝘆 𝘃𝗿𝗼𝗷𝘁𝗶𝗺?

Siç tregohet dhe në hartë, Rosa e ngricave ka përhapje vetëm në hemisferën veriore ku folezon kryesisht në Arktik. Ajo shpërndahet gjatë dimrit kryesisht në pjesët veriore të Azisë dhe Amerikës së Veriut si dhe në veri të kontinentit Europian, sikursë në Detin Balltik dhe brigjet e Britanisë së Madhe. Zonat më të afërta të dimërimit me Shqipërinë janë pjesa më veriore e Detit Adriatik, pranë Triestes dhe Venecias.

Vrojtimet e saj në Shqipëri janë mjaft të rralla. Të dhënat e censusit ndërkombëtar të shpendëve të ujit 1993-2021 tregojnë se deri më sot shpërndarja e saj gjatë dimrit kufizohet vetëm në Liqenin e Ohrit, Divjake-Karavasta dhe Kune-Vain. Liqeni i Ohrit me një klimë më të ftohtë se trupat e tjerë ujorë strehon rreth 60% të individëve të vrojtuar. Ndërkaq rastet e vëzhgimit në zonën bregdetare janë shumë të rralla dhe thuajse gjithmonë gjatë ngricave të forta të dimrit. Sikurse dhe shfaqja e saj në Rezervatin Natyror Kune-Vain pas valës së ftohtë të mes-janarit 2021.

Le të mësojmë disa fakte mbi këtë rosë e cila mori vëmendjen e studentëve të BirdID 2021 Albania.

Rosa e ngricave mund të zhytet nga 3-10 metra thellësi deri në 50-60 metra thellësi maksimumi; Është ndër rosat më të shpejta në fluturim. Rosa e ngricave folezon më në veri se çdo lloj tjetër rose dhe ; Prapashtesa “hyemalis” në latinisht i referohet dimrit; Sipas IUCN Red List, specia mbart statusin global VU (gjendje e brishtë) si pasojë e rënies së popullatës dimëruese në detin Balltik).

Të dhënat e fundit, ato të statusit global të species, tregojnë edhe një herë rëndësinë e ruajtjes së ligatinave si streha më e rëndësishme e larmisë biologjike në Shqipëri.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA