Duke e quajtur procesin e së dielës “ një referendum” kundër kapjes së shtetit dhe korrupsionit, kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti shpalli fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Kjo është diçka e pashembullt në Kosovën e pasluftës”, tha Kurti që u zotua se qeveria e tij nuk do t’i hakmerret askujt, por do të kërkojë përgjegjësi.

Kurti: “Rruga përpara është e gjatë, do të kemi pengesa dhe do të bëjmë një gabim, por qëllimin e kemi të mirë e fisnik dhe unë do të jem çdo herë i hapur me ju dhe përherë do të argumentojmë dhe arsyetojmë çdo vendim. Nuk do të hakmerremi ndaj askujt, por do të kërkojmë përgjegjësi ndaj secilit e kujtdo. Pra, drejtësi, pa hakmarrje. Kjo fitore nuk është për mua dhe as për LVV-në. Kjo është fitorja juaj, prandaj edhe ndryshimi na takon secilit prej nesh. Secili nga ne duhet të marrë përgjegjësinë që na takon, që ta bëjmë vendin tonë një vend të jetueshëm për të gjithë, ashtu siç është i dashur për të gjithë”.

Kurti i falenderoi kundërshtarët e tij politikë për garë të ndershme dhe tha se ato duhet të reformohen. I pyetur për mundësinë e koalicioneve, sipas tij, rezultati zgjedhor sugjeron se ata mund ta krijojnë dhe vetë qeverinë. “Ky rezultat tani ne na e konfirmon se nuk kemi nevojë, e nuk kemi interes për ata që duhet të reformohen në opozitë”, ishte komenti i tij. Ndërsa, Vjosa Osmani, kandidate e VV-së për presidente, tha se fitorja e thellë e listës së saj të përbashkët me VV-në, duhet të jetë mësim për ish-partinë e vet, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe forcat  e tjera politike të vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA