Njoftimi i veçantë i Meghan Markle dhe Princ Harryt se janë në pritje të fëmijës së dytë

15/02/2021 12:22

Duka dhe Dukesha i Sussex njoftuan se Archie do të jetë djali i madh i një vëllai ose motre që do të vijë në jetë së shpejti.

Foshnja do të jetë vëllai ose motra më e vogël me djalin e çiftit Archie Harrison, i cili do të mbushë 2 vjeç më 6 maj.

Ne mund të konfirmojmë që Archie do të jetë një vëlla i madh. Duka dhe Dukesha e Sussex janë shumë të lumtur që presin fëmijën e tyre të dytë“,  tha zëdhënësi i çiftit për People.

Meghan dhe Harry njoftuan lajmet e tyre të shtatzënisë me një foto bardh e zi që u mor në distancë e realizuar  nga shoku dhe fotografi i tyre i vjetër, Misan Harriman. Harry shikon me dashuri Meghan, ndërkohë që ajo mbështet dorën te barku.

Lajmin e lumtur, ata e ndanë në Ditën e Shën Valentinit.  Ky njoftim vejn pasi 39-vjeçarja zbuloi se pësoi një abort korrikun e kaluar. “Të humbasësh një fëmijë do të thotë të mbash një hidhërim pothuajse të padurueshëm, të përjetuar nga shumë, por të folur nga pak“, shkroi ajo më 25 nëntor.

Meghan dhe Harry zyrtarisht u larguan nga rolet e tyre si mbretërore  vitin e kaluar. Dëshira e tyre për të pasur një jetë normale familjare luajti një rol në vendimin e tyre.

FOTO GALERI
8/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA