Gjithsej 46.023 qytetarë deri më tani kanë aplikuar për vaksinim kundër Covid-19 përmes faqes së internetit “Vakcinacija.mk”.
13.511 persona janë paraqitur përmes mjekëve të familjes, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë për AIM-në.
Uebfaqja u lansua javën e kaluar dhe çdo qytetar mund të aplikojë në të, pasi sistemi do të jetë ai që gjeneron se cilit qytetarë do t’u jepet përparësi. Përveç kësaj, regjistrimi për vaksinim mund të bëhet përmes mjekëve të familjes përmes sistemit “Termini im”.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se vaksinimi do të fillojë nesër në orën 10:00 në spitalin modular të Klinikës për Sëmundjet Infektive. I pari do të vaksinohet stafi mjekësor që punon në Klinikën e Sëmundjeve Infektive.
Pika në spitalin modular ku ka gjashtë pozicione vaksinimi, do të funksionojë në dy ndërrime nga ora 8:00 e mëngjesit deri në ora 20:00, ndërsa vaksinimi do të kryhet nga ekipet mjekësore nga Qendra Shëndetësore Shkup.
Deri më tani, 4.000 punëtorë shëndetësorë janë regjistruar për vaksinim, nga të cilët rreth 2.000 janë në qytetin e Shkupit, ndërsa pjesa tjetër janë në qytete të tjera.
Top Channel