Tom Doshi heq dorë nga drejtimi i PSD-së në zgjedhjet e 25 Prillit. Vendimi i beftë vjen pas thirrjes publike të ambasadores amerikane Yuri Kim që Doshi të mos kandidojë dhe as të ndikojë për formimin e qeverisë së re.

1 javë më parë shkresa për regjistrimin ne zgjedhje mbante firmën e Tom Doshit si kryetar, por sot PSD u regjistrua me një kryetar tjetër, Engjell Bejtjan.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sqaroi sot se pas depozitimit të kërkesës i kishte kërkuar Partisë Social Demokrate plotësim të dokumentacioni.

Por për çfarë behet fjalë? Top Channel mëson se KQZ përmes një shkresë ka vënë në dijeni Partinë Social Demokrate se kërkesa e saj kishte te meta, pasi vërtetimi i regjistrimit në Gjykatë nuk kishte të përcaktuar emrin e kreytarit të partisë, duke i kërkuar ta ridërgonte edhe një herë si dokument. Pas këtij njoftimi, në shkresën e dyte mbërritur në KQZ rezultoi se nga Tom Doshit, drejtimi i partisë i kishte kaluar Ëngjëll Bejtjas, kryetarit të mëparshëm të PSD.

Në ditën e fundit të skadimit të afatit për regjistrimin e partive në zgjedhje, KQZ regjistroi Partine Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim të cilat bashke me aleatet e tyre synojnë te rifuten ne sistem përmes votës, pasi dështuan ta largojnë Partinë Socialiste nga pushteti përmes protestave.

Edhe Partia Socialiste e cila synon mandatin e trete ishte sot mes 16 subjekteve politike që morën dritën jeshile nga Komisioni Qendror i zgjedhjeve për tu bërë pjesë e garës.

Gjithsej nga nisja e procesit janë regjistruar 37 partive politike, por ky nuk eshte numri i subjekteve e te cilat do jene ne fleten e votimit pasi deri me 24 shkurt partite do kene mundesine te grupohen ne koalicione. Ky eshte momenti kur Lulzim Basha do beje publike formulen sesi opozita do dale ne zgjedhje, ndërsa socialistet kane e kanë bërë të artë se do plan te dalin te vetem në zgjedhje. Krahas partive politike ne keto zgjedhje 7 kandidate te pavarur kane nisur mbedhjen e firmave per te garuar me 25 Prill.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA