Pezullohet projekti i turbinave të erës në ujërat e New York pas fitores së Trump në zgjedhje (fotot)
27/11 21:47
Moska e ka parë veten e mbuluar nga 60 cm borë ditën e sotme, gjë që ka shkaktuar probleme të mëdha në transport dhe ka shtyrë fluturimet, ndërkohë që qytetarët e kanë pasur pothuajse të pamundur të lëvizin në këmbë.
Bora në kryeqytetin rus ka nisur mbrëmjen e së enjtes dhe pritet të pushojë sot. Qytetarët janë paralajmëruar që të mos qëndrojnë pranë pemëve dhe të bëjnë kujdes nga era e fortë.
Ndërkohë, temperaturat në Moskë kanë rënë deri në -15 gradë Celcius.
Përpara se të niste bora, Evgeny Tishkovets, nga shërbimi meteorologjik, tha: “Na pret një stuhi bore, një apokalips bore. Jemi në alarm”.
Top Channel