Zjarr pranë një pallati në Lushnje, tymi depërton në garazh, panik te banorët Situata në Bulqizë vijon të jetë problematike, ku në fshatra dëbora shkon deri në 80 centimetra.
Situata Bulqizë:
Aksi rrugor Bulqizë-Peshkopi me zinxhir dhe me shume vështirësi për shkak të reshjeve me erë të fortë dhe ngrica në rrugë. Bulqizë-Skuraj me zinxhir dhe me vështërsi gjatë natës ka pasur dhe Bllokime të rrugës. Bulqizë-Krastë me zinxhir me shumë vështirësi. Ura e Çerenecit-Ostren për momentin e bllokuar,pritet të shkojnë fadromat. Ostren-Klenje i bllokuar. Bllokuar ngelet njësia administrative Trebisht. Të bllokuar fshatrat e njësive administrative Martanesh,Ostren,Fushe Bulqize,Zerqan dhe Shupenze ku trashësia e dëborës varjon nga 60 deri ne 80 cm. Qafë e Buallit-Zona e bllokuar. Ndërkohë nga ana e bashkisë Bulqizë po bëhet ndërhyrja për hapjen e rrugëve,por për shkak të reshjeve të dendura dhe erës së fortë herë pas here bllokohen sërish rrugët! Aktualisht në qytet trashësia e debores ka arritur në 40 cm.
Top Channel