Pamje të veçanta nga Durrësi, monumentet historike të zbardhura nga bora

14/02/2021 14:05

Reshjet e dëborës, që kanë vazhduar gjatë gjithë natës në Durrës kanë zbardhur edhe monumentet duke ofruar një pamje tjetër të qytetit.

Ngjyrës së gurtë të amfiteatrit dhe kalasë, flokët e borës i kanë dhënë atmosferë ndryshe. Po ashtu, qytetarët kanë shijuar bregdetin e zbardhur, ku nuk duket rëra por bora.

Ndërsa, nga fotot më poshtë duket se pëllumbat nuk po e shijojnë shumë këtë ditë, për shkak të temperaturave të ulëta dhe erës së ftohtë.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel