FOTO-LAJM/ Një vepër arti në borë, ku ilustrohet i gjithë aktualiteti

14/02/2021 13:26

Këtë 14 shkurt, festës së të Dashuruarve i shtohet magjia e borës, por pa harruar se jetojmë në periudhë pandemie.

Bora dhe pandemia, një kombinim unik që ndikoi edhe në simbolikën e festës së dashurisë. Maska, mimoza dhe shumë dashuri për të sfiduar këtë Shën Valentin të acartë në Durrës.

Janë të rralla rastet kur qyteti bregdetar zbardhet nga bora, por sa herë kjo ndodh qytetarët nxitojnë të krijojnë skulptura amatoreske më borë. Këtë vit, bora përkoi me Shën Valentinin, dhe këta qytetarë kanë menduar të ndërtojnë një çift kapur dorë për dore. Sigurisht, nuk ka në harruar të vendosin maskat, për të rikujtuar se pavarësisht të tjerave, duhet të jemi të kujdesshëm dhe të respektojmë masat anti covid.

Top Channel