Bacelona “shfryn” ndaj Alavesit në “Camp Nou”, ku fitoi me rezultatin e thellë 5-1 vetëm pak ditë pas humbjes 2-0 me Sevillan në Kupën e Mbretit. Skuadra “blaugrana” zhvilloi një lojë dëfryese, sidomos në pjesën e dytë, duke dhënë sinjale mjaft pozitive për pjesën e mbetur të sezonit.

Nga dy gola realizuan Messi e Trincao, ndërsa për herë të fundit e tundi rrjetën Junior Firpo. Duhet theksuar se “blaugranave” iu anuluan dy gola për pozicion jashtë loje, ai i pjesës së parë (e çoi topin në rrjetë Messi) në mënyrë mjaft të dyshimtë, për çështje centimetrash.

Takimin e zhbllokoi portugezi Trincao në minutën e 29-të, për të ardhur me pas të goli që iu anulua Messit, për pozicion jashtë loje të Grieezmannit, pas ndërhyrjes së sistemit VAR.

Gjithsesi, Messi do ta gjente rrjetën në fundit e pjesës së parë, me një goditje të bukur nga jashtë zonës, që fillimisht u përplas në shtyllë e më pas përfundoi në rrjetë.

Në minutën e 57-të Rioja i Alavesit shkurtoi diferencën në 2-1, por Barça reagoi shumë shpejt me Trincaon e Messin, që e mbyllën ndeshjen me nga një dugolësh, dhe në fund me Firpon, për rezultatin përfundimtar 5-1.

Top Channel