Strukturat e Policisë së Shtetit, në shërbim të përforcuar, për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve në nevojë, në situatën e krijuar si pasojë e motit me reshje bore dhe shiu.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë udhëzimet e shërbimeve, duke shmangur lëvizjen në akset me dëborë apo ngrica, si dhe përdorimin e zinxhirëve aty ku është e domosdoshme.
Po punohet për kthimin e mjeteve në akse alternative dhe dhënien e ndihmës drejtuesve të mjeteve.
Nga koncensionari vazhdon shpërndarja e kripës dhe pastrimi i karrexhatës prej dëborës dhe akullit.
Aksi Elbasan – Pogradec është i kalueshëm dhe i hapur vetëm për mjete autovetura me zinxhirë dhe me goma dimërore;
Në këto segmentet ka stuhi dëbore dhe temperatura mjaft të ulëta. Është pezulluar kalimi i mjeteve kamionë dhe autobuzë.
Në të gjitha akset e mësipërme ka prezencë të shtuar të Policisë Rrugore, e cila po drejton trafikun dhe qarkullimin e mjeteve.
Mjetet pa zinxhirë nuk do të lejohen nga Policia Rrugore që të kalojnë në akset me akull dhe me deborë.
Drejtuesit e mjeteve mund të informohen përmes faqeve zyrtare në rrjetet sociale të Policisë së Shtetit ose në media, për situatën e lëvizjes në akset rrugore.
#UdhëtonitëSigurt
Top Channel