Japonia pranon dërgesën e parë të vaksinës anticovid nga Pfizer/BioNTech
12/02/2021 10:25
Japonia ka pranuar dërgesën e parë të vaksinës anticovid Pfizer/ BioNTech.
Agjencia e lajmeve Kyodo raportoi se Japonisë iu dorëzuan 400 mijë doza të vaksinës COVID-19 të zhvilluara nga Pfizer/BioNTech.
Pritet që në fillim të javës së ardhshme vaksina të miratohet për përdorim lokal nga Ministria e Shëndetësisë e Japonisë, ndërsa nga e mërkura të administrohet tek punonjësit e shëndetësisë në gjithë vendin.
Japonia ka njoftuar se nga kompanitë Pfizer/BioNTech, AstraZeneca dhe Moderna ka porositur 310 milion doza të vaksinës të cilat do të mjaftojnë për 157 milionë banorë në vend.
Vendi po ashtu synon që në gjysmën e parë të vitit të furnizohet me vaksinën për të gjithë popullsinë e vendit.
Top Channel