Gjermania do të ndalojë udhëtimet nga rajonet kufitare të Çekisë si edhe me Tirolin në Austri, pas një rritjeje shqetësuese infektimesh me variantet më ngjitëse të koronavirusit.

Lajmin e konfirmoi vetë ministri i brendshëm, Horst Seehofer. “Landet e Bavarisë dhe saksonisë i kërkuan qeverisë të klasifikojë tirolin dhe rajonet kufitare me republikën ceke si zona me rrezik nga mutacioni i ri dhe të implementohen kontrollet kufitare”, tha Seehofer.

“Kjo është miratuar nga kancelarja dhe zëvendës kancelari”, shtoi ai duke nënvizuar se masat e reja do të nisin nga e diela. Ministri i brendshëm tha në Twitter se pika kontrolli do të ngrihen edhe pse do të ketë disa përjashtime, përfshirë ruajtjen e lidhjeve tregtare. Gjermania në fund të janarit ndaloi pjesën më të madhe të udhëtarëve nga vendet e klasifikuara si zona të mutacionit apo vendet e goditura më rëndë nga variantet e reja më infektuese.

Vetëm pak përjashtime lejohen nga këto vende, përfshirë kthimin e gjermanëve dhe punonjësve të domosdoshëm, si doktorët. Ekonomia më e madhe në Evropë ka mundur të përgjysmojë infektimet ditore pas më shumë se dy muajsh rritje  duke mbyllur pjesën më të madhe të dyqaneve, shkollat dhe restorantet. Por ekziston frika se trendi pozitiv mund të kompromentohet nga udhëtarët nga rajonet kufitare që po raportojnë rritje të mëdha. Qeveria e Merkel është veçanërisht e shqetësuar nga qarkullimi i variantit afrikano jugor në Tirol dhe atij britanik në republikën ceke

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA