Elvin Hoxha është me origjinë nga Shkodra dhe ka luajtur në koncerte të mëdha në vende të ndryshme në botë.
Është renditur si një ndër 8 muzikantët më të mëdhenj të botës në një konkurs të organizuar në Shangai 8 vite më parë.
Ai tregon, në një lidhje me Skype për “Shqipëria live” se ka luajtur në Pallatin e Kremlinit, në Rusi. “Putin më ka ftuar për të luajtur në Pallatin e Kremlinit. Luajta një koncert atje me orkestrën e Moskës. Më ftuan në Moskë edhe disa herë të tjera”.
Babai është larguar nga Shkodra në vitet ’90 ndërsa mamaja është një artiste e njohur nga Azerbajxhani.
Elvini di shumë pak shqip por thotë se gjithmonë e tregon origjinën e tij shqiptare.”Kam qenë në Shqipëri për të takuar të afërmit dhe dy herë për koncerte.Do të vij në Tiranë pas disa muajsh, do të marr pjesë në një koncert në prill, që do të ndiqet online”
Vetë Elvini ka lindur në Turqi por aktualisht jeton në Gjermani dhe shkak është kultura e këtij vendi dhe mundësitë që ai gjen aty. “Erdha në Gjermani për të studiuar me një profesor të shkëlqyer violine. Qëllimi im është të luaj si solist”.
E quajnë Paganini shkodran, por me modesti thotë se do të krijojë emrin e tij. “Dua të jem Elvin Hoxha nga Shkodra”.
Ai shton se i duhet të punojë intensivisht për të arritur synimet që i ka vendosur vetes.
Top Channel