Vazhdojnë ndëshkimet për Rita Orën për shkeljen e masave anti covid/ Përjashtohet nga juria e “The Masked Singer”

11/02/2021 10:24

Rita Ora thuhet se nuk do të jetë më në panelin gjykues të “The Masked Singer”, pas thyerjes së rregullave për COVID-19.

Pronarët e ITV-së raportohet se janë të zhgënjyer nga sjellja e Orës kur mësuan për kamerat e fikura në lokalin ku festoi ditëlindjen, në të cilin të pranishëm ishin edhe disa të famshëm përfshirë këtu modelen, Cara Delevingne.

Ylli i muzikës pop ka kërkuar falje për shkeljen e rregullave dhe për vendimin e papritur e të momentit për të kremtuar ditëlindjen në Notting Hill, në një kohë kur Mbretëria e Bashkuar ishte në izolim.

Artistja, Oti Mabuse më shumë gjasa do të zëvendësojë Ritën në juri.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA